Petrit Vasili: E ardhmja e Shqipërisë është e lidhur pazgjidhshmërisht me ndryshimin nga themelet të Drejtësisë
03.04.2026 | 00:33
Imuniteti kushtetues i deputetit nuk është imunitet ndaj korrupsionit. Asnjë nga maxhorancat e mëparshmë nuk kanë guxuar të pengojnë drejtësinë
Ish ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, në intervistën për gazetën “TELEGRAF”, faktorë dhe shkakun e dështimit të Reformës në Drejtësi cilëson kryeministrin dhe diplomatët e korruptuar, ndërsa Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është shndërruar në mburrojë të korrupsionit qeveritar. Ish ministri i Drejtësisë, Vasili pohon se asnjë maxhorancë parlamentar deri sot nuk ka guxuar t’i mohojë Prokurorisë kërkesën për arsimin e deputetit për ndjekje penale, për korrupsion. Shndërrimi i Drejtësisë në një zgjatim, apo zyrë shtesë në kryeministri është varri i një drejtësie, që duhet të veprojë bazuar në Kushtetutë dhe ligj. Ish ministri Drejtësisë, zoti Vasili parashtron edhe “therapinë” e Drejtësisë së kapur, duke theksuar se e ardhmja e Shqipërisë është pazgjidhshmërisht e lidhur me reformimin e kësaj Drejtësie të sotme nga themelet.
-Zoti Vasili, bazuar tek ligjet e Kushtetutës, a mundet kryeministri të gjykojë dhe vlerësojë (siç ndodhi në Grupin Parlamentar të PS-së, para disa ditësh) nga ana penale, kërkesën e SPAK, për arrestimin e një ministri, me akuzën e korrupsionit?
– Është e qartë për të gjithë që Rama e ka kthyer grupin e deputetëve rilindas në mburojë të korrupsionit, sepse kështu mbron edhe veten. Parlamenti nuk mundet kurrsesi të marrë rolin e gjykatës, siç edhe ka vepruar de facto, por halli është aq i madh, saqë ai i shkel çdo standart kushtetues nga frika e ndëshkimit dhe për t’u dhënë mbrojtje ministrave, që të mos flasin për të.
TERAPIA E DREJTËSISË SHQIPTARE
Duhet një proces rishikimi në themel i të gjithë sistemit të drejtësisë, analizë e thelluar e shkaqeve, që e sollën këtë, shfuqizimi i ligjevë të njëanshme të miratuara nga Rama në Kuvend, analiza e thellë e Vetingut, vendimeve të tij të turpshmë dhe përgjëgjësitë individuale të atyre, që i morën këto vëndime, shpërbërja e korporatizmit shkatërrues në drejtësi, hapja e mundësive të përfshirjes në sistëm të atyrë që kanë studjuar drejtësi jashtë vendit, dukë hequr barierat e qëllimshme të vëndosura për t’i penguar.
Kërkohet një bashkëpunim shumë i ngushtë me Komisionin e Venecias në çdo hap të rishikimit.
Por kurrsesi nuk duhet të pajtohemi me një sistëm të tillë drejtësie, që favorizon vetëm qeverinë dhe klientët e saj dhe që ja bënë ferr jetën qytetarëve. Shqiptarët nuk meritojnë një drejtësi të tillë të kapur dhe mafioze. Ekonomia dhe bisnesi i ndershëm dërmohen nga nje drejtësi e tillë e padrejtë. E ardhmja më e mirë e Shqipërisë është e lidhur pazgjidhshmërisht me ndryshimin nga themelet të drejtësisë.
-Pse, duhet miratim nga Parlamenti, që prokuroria të arrestojë një deputet, një ministër, me akuzë penale për korrupsion? Mos kemi një boshllëk kushtetues?
– Imuniteti kushtetues i deputetit nuk është imunitet ndaj korrupsionit, por Rama e ka kthyer në të tillë. Asnjë nga maxhorancat e mëparshmë nuk kanë guxuar të pengojnë drejtësinë, siç ka bërë Rama, por ky i fundit është drejtues i një narkoqeverie dhe nga dëshpërimi shkel çdo ligj dhe normë kushtetuese. Garantimi i heshtjes së ministrave është prioritet absolut i Ramës. Ndërsa deklaratat e tij për mbrojtjen e Ballukut bien menjëherë, kur kujtojmë standartin që ai përdori për zv.kryeministrin Ahmetaj.
-Ndodh një paradoks me vendimmarrjet e Gjykatës Speciale SPAK. Ka vendime për burgosje të kryebashkiakëve për korrupsion, me dëm ekonomik miliona euro, por të dënuarit kryebashkiakë, ende nuk janë burgosur. Kryebashkiakë, që zyrtarisht janë marrë në akuzë penale për korrupsion nga SPAK, por SPAK ende nuk ka kërkuar arrestimin e tyre. Ju, si e shpjegoni, këtë standart ligjor të SPAK?
– Kam shkruar shpesh dhe po kështu e kam ngritur me shumë forcë në Parlament kapjen e drejtësisë dhe drejtësinë me regji. Thelbi i shpjegimit të këtij fenomeni qëndron pikërisht këtu. SPAK arreston ish Presidentin Meta dhe izolon kryetarin e Opozitës Berishën, që kanë dhjetra vitë larg zyrave të shtetit, ndërsa kryebashkiakët e korruptuar vazhdojnë nëpër zyra, duke firmosur tendëra e miliona grabitje të tjera. Një drejtësi me regji është aleatë e korrupsionit dhe jo në përballje me të.
Është e qartë për të gjithë që Rama e ka kthyer grupin e deputetëve rilindas në mburojë të korrupsionit, sepse kështu mbron edhe veten.
– A nuk është paradoks, që gjykata Speciale e SPAK, Gjykata e Lartë të marrin vendime, që ish Presidënti i Shqipërisë të qëndrojë ende në burg, kur dosja penale është çuar në gjykim. Ndërkohë, merret nga SPAK e pandehur për korrupsion zëvendëskryeministrja dhe Gjykata Kushtetuese nuk merr dot vendim ta pezullojë nga detyra, (kur në detyrë, zvkryeministrja ka të gjitha mundësitë të prishë fakte e prova të korrupsionit të saj)?
– Është kapja e drejtësisë nga Rama, i ndihmuar edhe nga disa diplomatë të kompromentuar nëna e të gjithë të këqijave. Rrëmbimi mafioz i pandëshkuar i ish Presidentit Meta, si dhe procesi tërësisht politik pa fakte, prova e dokumente ndaj tij shëmbulli se si drejtësia e inkriminuar vepron egërsisht ndaj opozitës dhe shkel çdo ligj, duke mos vepruar ndaj korrupsionit miliarder të Ramës dhe të gjithë sistemit të korruptuar, që ai ka krijuar megjithësë mijra fakte, prova e dokumente janë sheshit dhe i njeh media dhë publiku i gjerë. Shndërrimi i Drejtësisë në një zgjatim, apo zyrë shtesë në kryeministri është varri i një drejtësie, që duhet të veprojë bazuar në Kushtetutë dhe ligj.
– Rilindja ka zero interes ta ndryshojë drejtësinë. Kjo drejtësi aktualë i garanton pandëshkueshmërinë, i legjitimon rrëmbimin e pronavë të qytetarëvë të thjeshtë, i lejon të shkelë lirinë e fjalës dhe të protestës qytetarë, i lejon narkotrafikun, që të bëjë festë, pra Rilindja ka drejtësinë, që i duhet asaj.
-Një koncesion qeveritar, madje me rëndësi të madhe strategjike, kur hetohet dhe cilësohet “korrupsion” përgjegjësi ka vetëm nëshkruesi zyrtar (ministri)? A përjashtohet përgjëgjësia penale dhe politike e Kryeministrit?
– Qeveria shqiptare është kthyer mjerisht në një tribu mafioze dhe Rama në një kapo tribuje kështu në kushtet e këtij pushteti të supercentralizuar të tij ai nuk mund të përjashtohet absolutisht nga përgjëgjësia që rëndon mbi të. Është provuar tashmë në mënyrë të pakundërshtueshmë roli drejtpërdrejtë i Ramës në aferat më të rënda të denoncuara. Mjerisht Drejtësia me Regji nuk vepron ndonëse disponon një mal me fakte kundër Ramës dhe familjarëve të tij. Aera, si McGonigal, Beçhetti, inceneratorët, Tuneli i Llogarasë, Porti i Durrësit, AKSH, Ekoparku në Durrës, Teatri Kombëtar, etj e kanë shumë të provuar rolin e Ramës. Mosveprimi i SPAK po rëndon edhe pozitën e vet SPAK, që është shndërruar në garantin e pandëshkuëshmërisë së Ramës.
PASOJAT E DËSHTIMIT TË REFORMËS NË DREJTËSI
Në projektin e prezantuar për reformën në drejtësi ishin disa qëllime dhe objektiva. Për një drejtësi të pavarur, të paanshme, të ulej numri i çështjeve në gjykatë, të përmirësohej aksesi në gjykatë, të shkurtohej koha e gjykimit dhe e hetimit, të zvogëlohej korrupsioni dhe ndikimi i paligjshëm, të rritej besimi i publikut te drejtësia. Në të vërtetë pas kalimit të disa viteve dhe përfundimit të procesit të vettingut, asnjëra nga këto qëlllime dhe objektiva nuk u arritën, përkundrazi janë përkeqësuar. Niveli i korrupsionit është rritur ndjeshëm, numri i çështjeve në pritje është disa fishuar, qytetarët paguajnë për të afruar një datë gjyqi, dhe qytetarëve u janë mohuar në mënyrë të padrejtë të drejtat e tyre të cënuara.
-Kemi të burgosur me vendim gjykate shumë ministra me akuzën e KORRUPSIONIT. Metastazat e korrupsionit a arrijnë deri tek përgjëgjësia (penale) e kryeministrit?
– Përgjegjësia penale e Ramës është tashmë shumë e qartë dhe e rëndë, por vetëm SPAK bën sikur nuk e sheh. Edhe dëmet ekonomikë janë kolosalë dhe të provuara. Faktet ndaj Ramës nuk janë hamendje apo dyshime, por qindra shkresa e dokumente asgjësuesë. Ndaj e ripërsëris,- SPAK-u me mosveprimin ndaj Ramës, po rëndon shumë pozicionin e vet përballë ligjit.
Është kapja e drejtësisë nga Rama, i ndihmuar edhe nga disa diplomatë të kompromentuar nëna e të gjithë të këqijave.
-Atëhere pyetja më e natyrshme nga gjithkush është: Pse SPAK nuk heton rrënjën, faktorin kryesor të korrupsionit, që është kryeministri?
– Kapja e drejtësisë është kaq e qartë dhe e trashë, sa edhe qytetari më i fundit e ka kuptuar. Mos hetimi i Ramës lidhet vetëm me këtë. Edhe Vetingu selektiv në drejtësi i kryer nga patronazhistët e Ramës në Komisionet e Vetingut i shërbeu vetëm kapjes. Të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët, që hetuan kriminelët më të rrezikshëm, që ndodhen sot në burgje vetingaxhinjtë e Ramës i larguan nga sistemi i drejtësisë. Kuptohet, që këta patronazhistë nuk mund të hetojnë Ramën, të cilit i shërbejnë verbërisht.
-Cilët janë faktorët dhe aktorët politikë, SHKAKTARË të dështimit të Reformës në Drejtësi?
– Edi Rama dhe diplomatë të huaj thellësisht të kompromentuar prej tij janë aktorët dhe faktorët e vetëm të dështimit total të Reformës në Drejtësi. Korrupsioni i tmerrshëm dhe i dalë duarsh kërkonte mbrojtje ligjorë, ndaj Rama rrëmbeu drejtësinë në grusht. Ju e keni parë, që Rama nuk kundërshton më akuzat, por bën ligje, ndryshon kodin penal, etj, pra kërkon të fshihet pas ligjeve dhe drejtësisë, si shpresa e vetme për t’ju shmangur ndëshkimit. Diplomatë të huaj kanë lobuar për të mbrojtur Ramën në Ëashington dhe Bruksel, sepse janë “gostitur” me bollëk nga ai. Asnjë të mirë kjo reformë nuk u solli shqiptarëve. Dhjetra mijra dosje janë bërë mal në gjykatat dhe prokuroritë, duhen vite e vite për të marrë drejtësi, harta e re gjyqësore shkatërroi edhe aksesin në drejtësi për qytetarët, korrupsioni i Ramës mbrohet nga drejtësia, me pak fjalë sistemi vetëm u degradua rëndë dhe qytetarët akoma më rëndë. Shqipëria po përjeton krizën më të rëndë të sistemit të drejtësisë të të gjitha kohrave.
Shndërrimi i Drejtësisë në një zgjatim apo zyrë shtesë në kryeministri është varri i një drejtësie, që duhet të veprojë bazuar në Kushtetutë dhe ligj.
Edhe Vetingu selektiv në Drejtësi i kryer nga patronazhistët e Rilindjes në Komisionet e Vetingut i shërbeu vetëm kapjes.
-Praktikisht kemi Parti-Shtet, siç qeveriset aktualisht Shqipëria. Kjo Parti -Shtet a ka interesa, që të hartojë e miratojë një Reformë në Drejtësi, që të gjithë, qytetarë, deputetë, kryeministri të jenë të barabartë para Ligjit?
– Kjo parti ka zero interes ta ndryshojë drejtësinë. Kjo drejtësi aktualë i garanton pandëshkueshmërinë, i legjitimon rrëmbimin e pronavë të qytetarëvë të thjeshtë, i lejon të shkelë lirinë e fjalës dhe të protestës qytetarë, i lejon narkotrafikun, që të bëjë festë, pra Rilindja ka drejtësinë, që i duhet asaj. Asnjë iluzion nuk mund të ushqehet, se Rama dhe rilindja duan ndryshimin dhe përmirësimin e drejtësisë.
-Sa vlerë praktike për shqiptarët, për Shqipëinë, do të kishte një anëtarësim i Shqipërisë në Bashkimin Europian (i cili edhe mund të bëhet me kritere politike nga BE, pa marrë parasysh kushtet për anëtarësim, në përshtatje me situatën e sotme në Europë), kur, ndërkohë, Drejtësia në Shqipëri është PATRONAZHIST i kryeministrit dhe shqiptarët enden me dhjetëra vite në dyert e gjykatave për të kërkuar drejtësi?
– Në kushtët e narkoshtetit, mos kini asnjë iluzion për anëtarësimin ë Shqipërisë në BE. Situata njihet mirë nga Brukseli dhe bllokimi i Raportit IBAR ishtë provë për këtë. Rezolutat e njëpasnjëshme të Parlamentit Europian janë dëshmi se asnjë në Europë nuk e ha sapunin për djathë me mashtrimet e Ramës. Një qeveri, si e Ramës, që në themel të saj ka pastrimin e parave dhe mbështetjen e narkotrafikut dhe krimit të organizuar, si dhe që bën zgjedhje të kriminalizuara nuk bëhët dot kurrë anëtare e BE-së. Një qever që ka rrënuar në themel shtetin ligjor dhe ku qytetarët janë të pabarabartë përpara ligjit, s’ka vënd në BE, sepse qytetarët shqiptarë ikin nga kjo jetë pa marrë drejtësi, që shkon deri në 15 vjet. Ndaj vetëm largimi i Ramës dhe fillimi i një transformimi rrënjësor shtetëror e shoqëror mund të na afrojë realisht me Europën, duke ngritur përditë standartet demokratike dhe ato të funksionimit të shtetit.
-Cila do të ishte terapia e Drejtësisë shqiptare, që shqiptarët të marrin DREJTËSI nga gjykatat shqiptare, që Drejtësia të mos jetë celulë politike e pushtetarëve?
– Duhet një proces rishikimi në themel i të gjithë sistemit të drejtësisë, analizë e thëlluar e shkaqeve, që e sollën këtë, shfuqizim i ligjevë të njëanshme të miratuara nga Rama në Kuvend, analiza e thëllë e Vetingut, vendimeve të tij të turpshmë dhe përgjëgjësitë individuale të atyre, që i morën këto vendime, shpërbërja e korporatizmit shkatërrues në drejtësi, hapja e mundësive të përfshirjes në sistem të atyrë që kanë studjuar drejtësi jashtë vendit, dukë hequr barierat e qëllimshme të vendosura për t’i penguar. Kërkohet një bashkëpunim shumë i ngushtë me Komisionin e Venecias në çdo hap të rishikimit. Por kurrsësi nuk duhet të pajtohemi me një sistëm të tillë drejtësie, që favorizon vetëm qeverinë dhe klientët e saj dhe që ja bënë ferr jetën qytetarëve. Shqiptarët nuk meritojnë një drejtësi të tillë të kapur dhe mafioze. Ekonomia dhe bisnesi i ndershëm dërmohen nga një drejtësi e tillë të padrejtë. E ardhmja më e mirë e Shqipërisë është e lidhur pazgjidhshmërisht me ndryshimin nga themelet të drejtësisë. /telegraf.al/